Lidhje

Qeveria dhe opozita, deklarata për korrupsionin dhe ekonominë


Në Tiranë, qeveria dhe opozita reaguan sot në mënyra të ndryshme mbi rrugët e përmirësimin e ekonomisë. Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me punonjës të tatimeve dhe doganave, ku kërkoi zbatimin e ligjeve dhe braktisjen e metodave korruptive. Ndërsa Partia Demokratike denoncoi një tjetër rast kur qeveria emëroi drejtues të denoncuar për abuzime në detyrë, si shenjë e vazhdimësisë së emërimeve të reja.
Ekonomia dhe politika në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:55 0:00

Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje punonjësve të sistemit tatimor dhe doganor të vendit që t'u largohen praktikave abuzive në detrë dhe të krijojnë një kulturë të re të marrëdhënieve me biznesin. Zoti Rama i bëri këto komente në një konferencë me administratën e kësaj fushe, ku shprehu shqetësimin se si kompanitë dhe bizneset shqiptare janë viktimizuar për vite më radhë me gjoba dhe kontrolle, që kishin për qëllim vjeljen e rryshfeteve dhe jo të detyrimeve shtetërore.

Zoti Rama tha se bizneset janë partnerë në forcimin e shtetit dhe ekonomisë së vendit dhe jo kundërshtari që duhet dobësuar, duke i rrëmbyer fitimet. Kryeministri Rama tha se ndryshimi në këtë sektor nuk mund të vijë nga drejtuesit kryesorë por nga pjesëmarrja e çdo nëpunësi të tatimeve dhe doganave në sistem. Secili mund të japë ndihmesën e vet, që sistemi financiar të shëndoshet duke respektuar dinjitetin e biznesve partnere përballë, tha ai.

Por ajo që për qeverinë është një reformë e thelluar në ekonomi, nga ana tjetër për opozitën është një hipokrizi. Sipas Partisë Demokratike, qeveria çdo ditë po heq nga administrata ekspertë të kualifikuar dhe po i zëvendëson me militantë partiakë, madje jo pak prej tyre, edhe të dënuar nga drejtësia.

Opozita është duke denoncuar në mënyrë të përsëritur shumë emërime të reja në cdo sektor, të zyrtarëve të rinj, të cilët janë dënuar për abuzime në detyrat e tyre, dhe qeveria i ka larguar menjëherë. Partia Demokratike është shprehur se këto nuk janë raste të shkëputura në morinë e rekrutimeve të reja në administratë, por është një vijë e partive kryesore të koalicionit qeveritar PS dhe LSI për të punësuar ish-zyrtarë të kompromentuar. Kjo politikë e koalicionit qeveritar, sipas PD, buron nga shkelja e ligjit për nëpunësin civil dhe shkarkimet masive të mbi mijë ekspertëve të administratës, që u zëvendësuan me militantë brenda 3 muajsh.

XS
SM
MD
LG