Lidhje

Poloni: 16 të vdekur e 56 të plagosur nga përplasja e dy trenave


Në Poloni, punonjësit e shpëtimit kanë nxjerrë një viktimë tjetër nga rrënojat e përplasjes së dy trenave pasagjerësh, duke e çuar numrin e të vdekurve në 16.

Punonjësit e shpëtimit punuan gjithë natën për të nxjerrë të mbijetuarit dhe trupat e viktimave nga vendi i aksidentit që ndodhi dje vonë. Të paktën 56 mes 350 pasagjerët u plagosën, përfshirë disa që janë në gjendje të rëndë.

Pasi vizitoi vendin e ngjarrjes sot në mëngjes, kryeministyri polak, Donald Tusk e cilësoi aksidentin si "katastrofën më tragjike në sistemin hekurudhor" të Polonisë në vitet e fundit.

Autoritetet thonë se trenat po udhëtonin mbrëmë vonë në të njëjtat shina kur u përplasën në qytetin Szczekociny të Polonisë jugore.

Zyrtarët kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun se pse njëri prej trenave përfundoi në shina të gabuara.

XS
SM
MD
LG