Lidhje

Polonia thotë se Rusia po pengon hetimet e rrëzimit të aeroplanit me presidentin Kaczynski

  • Zëri Amerikës

Polonia thotë se Rusia po pengon hetimet e rrëzimit të aeroplanit me presidentin Kaczynski

Polonia thotë se Rusia po pengon hetimet e rrëzimit të aeroplanit me presidentin Kaczynski

Zyrtarët polak po kërkojnë nga Rusia vënien në dispozicion të dokumenteve për të cilat thonë se janë të nevojshme në hetimet lidhur me rrëzimin e aeroplanit që vrau presientin Lech Kaczynski.

Kryeministri Donald Tusk tha të henën se nderkohë që hetimet futen në fazën përfundimtare, bashkëpunimi me Rusinë është më i keq sesa ishte në fillim.

Gazeta Wyborcza e Polonisë citon kryehetuesin Edmund Klich të thotë se Rusia nuk deshiron t’i vëjë materialet në dispozicion.Gazeta thotë se dokumentet në fjalë ose mund të konfirmojnë ose përjashtojnë se kontrollorët rus të trafikut ajror dhe paisjet e tyre mund të kenë luajtur rol.

Rrëzimi i aeroplanit me 10 prill në afërsi të qytetit rus Smolensk i mori jetën presidentit Kaczynski dhe 95 njerëzve të tjerë në bord. Besohet se mjegulla e dendur mund të ketë luajtur rol në përplasjen e avionit.

Por hetuesit po shikojnë nëse zoti Kaczynski apo dikush tjetër në aeroplan kishte ushtruar trysni ndaj pilotëve që të provojnë uljen pavarësisht kushteve të këqija atmosferike.

XS
SM
MD
LG