Lidhje

Polumbarët italianë ndërpresin kërkimet për 15 të zhdukurit nga mbytja e anijes

  • Zëri Amerikës

Polumbarët italianë ndërpresin kërkimet për 15 të zhdukurit nga mbytja e anijes

Polumbarët italianë ndërpresin kërkimet për 15 të zhdukurit nga mbytja e anijes

Polumbarët italianë kanë ndërprerë kërkimet nënujore për 15 njerëz që janë zhdukur nga përmbysja e anijes Costa Concordia në brigjet e Toskanës.

Autoriteti i mbrojtjes civile tha sot se ka bërë thirrje për ndërprerjen e kërkimeve në pjesët e zhytura të anijes pasi ato paraqesin rrezik për zhytësit.

Një deklaratë e agjencisë thotë se zyrtarët kanë kontaktuar me familjet e njerëzve të zhdukur dhe ambasadat e huaja për të shpjeguar situatën. Në këtë deklaratë thuhet se kërkimet do të vazhdojë në pjesë të tjera të anijes që nuk janë të zhytura.

17 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e anijes, që kur ajo u përplas me brigjet e ishullit Xhilio në 13 janar.

Anija, me 4,200 persona në bord, u përmbys kur kapiteni u zhvendos nga rruga e planifikuar më parë çka solli goditjen e anijes në shkëmbinjtë pranë bregut që krijoi një vërshim të madh të ujit në anije.

XS
SM
MD
LG