Lidhje

Polombarët italianë rifillojnë operacionet e kërkimit

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Polombarët italianë rifillojnë operacionet e kërkimit

Polombarët italianë rifillojnë operacionet e kërkimit

Polombarët italianë rifilluan kërkimet sot për të paktën 21 persona që figurojnë të zhdukur në rrënojat e anijes turistike në brigjet veriperendimore të Italisë.

Zyrtarët thanë se polombarët filluan kërkimet përsëri pasi operacioni u ndërpre dje mes shqetësimeve se Costa Concordia mund të rrëshqiste nga vendqëndrimi më në thellësi.

Të afërmit e shqetësuar po mbajnë ende shpresa të vakta se punonjësit e shpëtimit do të gjejnë të mbijetuar të tjerë në anije.

Zyrtarët thanë se të paktën 11 persona gjetën vdekjen në këtë aksident. Sot autoritetet italiane identifikuan dy trupa të gjetura që ishin të kombësisë franceze.

Polombarët thanë se kushtet kanë qenë të vështira dhe të rrezikshme brenda anijes pjesërisht të fundosur 114 tonëshe dhe zyrtarët italianë thanë se kërkime të tjera mund të jenë më të efektshme në kushte më të mira atmosferike. Moti ka shkaktuar shqetësime gjithashtu për një katastrofë të mundshme ambjentaliste përfshi rrjedhjen e karburantit të anijes.

XS
SM
MD
LG