Lidhje

Ponari: Biznesi ka nevojë për më shumë mbështetje nga shteti

  • Ardita Dunellari

Njerëz nga e gjithë bota erdhën këto ditë në Uashington me rastin e inaugurimit të presidentit të ri amerikan. Biznesmeni nga Shqipëria Avni Ponari, drejtor i përgjithshëm i kompanisë së sigurimeve Sigal, erdhi për të parë inaugurimin e Donald Trumpit, i frymëzuar që një bizensmen si ai vetë, është tani president i Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë para ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të ri amerikan, ai flet me optimizëm për vizionin e ri që pret të sjellë administrata Trump. Ndërkohë, ai ngre shqetësime për hapësirat e pamjaftueshme për zhvillim që ka biznesi në Shqipëri:

Zëri i Amerikës: Ju keni ardhur për të ndjekur ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan. Cfarë përfaqëson për ju ku element i demokracisë amerikane?

Avni Ponari: Unë do të thoja që është një nga ngjarjet më të rendësishme jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për të gjithë globin sepse zgjedhja për herë të parë e një biznesmeni në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aq më tepër të një vendi demokratik siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të thotë shumë. Do të thotë që ne sot ndërtojmë ekonominë e tregut, por deri tani nuk ka pasur një udhëheqës të kësaj natyre që të jetë në krye të ekonominë e tregut. Unë mendoj që me ardhjen e zotit Trump në krye të Shteteve të Bsahkuara, gjërat do të jenë totalisht ndryshe. Bota do të jetë më e hapur drejt biznesit, ekonomia do të jetë më me synime të qarta për t’u zhvilluar, njerëzit do të kenë më shumë mundësi dhe hapësira për të punuar.

Zëri i Amerikës: Zoti Ponari, të kthehemi tek përvoja juaj si biznesmen. A mund të flisni për klimën e biznesit në Shqipëri. Si ka evoluar, çfarë shihni problematike, apo pozitive në vitet e fundit në këtë klimë?

Avni Ponari: Biznesmenët në Shqipëri dhe në Ballkan, politikës i duhen. I duhen në pikëpamjen e asaj që ata duhet t’i japin tonin zhvillimin të vendeve. Politika duhet të jetë ajo që duhet ta drejtojë, t’i hapë hapësirat, të krijojë sa më shumë mundësi që ajo të zhvillohet. Fakti që sot Shqipëria, me gjithë ato resurse, nuk është atje ku duhet të jetë tregon se ne s’kemi bërë sa duhet punën tonë, por edhe politika s’ka qenë atje ku duhet për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë, për të patur një objeksion të rendësishëm dhe për të pasur një strategji të caktuar.

Zëri i Amerikës: Cfarë problematikash konkrete ka qeverisja aktuale në drejtim të biznesit, si e shihni ju?

Avni Ponari: Do të thoja që politika duhet të jetë afër, jo vetëm ta përdorë biznesin vetëm për qëllime mediatike, por të diskutojë dhe të flasë për mundësitë dhe zhvillimet që duhen. Sot Shqipërisë i mungon industria financiare jo-bankare. Eshtë ndërtuar sistemi bankar, por nuk është ndërtuar sistemi financiar jo-bankar. Pra mungon në Shqipëri bursa, mungon tregu i letrave me vlerë. Një industri sigurimesh shumë e vogël.

Zëri i Amerikës: Përse nuk ka ardhur kapitali i huaj për të shfrytëzuar këtë potencial. Ka kapital të huaj të investuar kryesisht në energjetikë, por nuk ka kapital të huaj në sektorin financiar, as në industri të tjera. Cfarë e pengon?

Avni Ponari: Duke përcaktuar, sipas meje, dy drejtimet kryesore të zhvillimit të vendit që janë turizmi dhe agrobiznesi që janë mundësitë më të mëdhaja për Shqipërinë, do të thoja që hapësirat janë të mëdha. Por akoma nuk është krijuar infrastruktura e duhur, nuk është krijuar ajo baza e shëndoshë që çdo gjë të jetë e vendosur në shina të drejta dhe të mos ndryshojë vit pas viti, por ajo gjithmonë, nëse ka ndryshime të jetë në sensin pozitiv dhe asnjëherë të mos shkojë në drejtimin e kundërt. Këtu e kisha fjalën që në fillim që politika dhe biznesi duhet të ulen jo për t’u pare në televizor, por të ulen për të diskutuar se cilat janë mundësitë dhe kush janë prioritetet e zhvillimit të ekonomisë.

Zëri i Amerikës: Por nuk bëhet fjalë për kornizë ligjore, pasi Shqipëria ka evoluar me ligjet. Këtu bëhet fjalë, me sa kuptoj për zbatimin e ligjeve, apo jo?

Avni Ponari: Natyrisht, sot në Shqipëri ekziston një bazë e madhe ligjore, por mundësia dhe përgatitja apo institucionet përkatëse për të mbikqyrur dhe ndihmuar tregun privat nuk janë në nivelin e duhur. Akoma kemi mangësi të asaj natyre; nuk zhvillojmë indistri të tëra, siç është industria financiare jo-bankare që ajo të zhvillohet, siç janë tregu privat i pensioneve, rritja e rolit të tregut dhe industrisës së sigurimeve. Pretendojmë se ndërtojmë një shoqëri tregu dhe akoma nuk kemi liberalizuar tregun e pensioneve, tregun e shëndetit privat, nuk kemi liberalizuar tregje të tjera që i thashë pak më sipër.

Zëri i Amerikës: Pse nuk është liberalizuar? Ekziston si treg, apo jo? Në fakt ju përfaqësoni tregun e sigurimeve private?

Avni Ponari: Eshtë e vërtetë, por që të funksionojë drejtpërdrejt tregu i pensioneve private do të thotë që të krijohen, ashtu siç ekzistojnë në të gjithë botën shtyllat. Do me thënë të liberalizohet një shtyllë, që do të thotë që jo vetëm të paguash tek sigurimet shoqërore në të cilat pensioni është i detyrueshëm, por duhet të paguash edhe një alternative tjetër, të paguash për pensionin tënd drejtpërdrejt. Sepse ajo që sot shqiptarët paguajnë në punësim, e gjithë ajo para shkon për të paguar pensionet e atyre që kanë punuar vite më përpara. Eshtë një garanci për atë që puguan, por nuk është pensioni i tyre.

Zëri i Amerikës: Këtu në Amerikë… po përpiqem të gjej një parallel. Këtu është pagesa e asaj si pensioni sot në Shqipëri, me detyrim që janë sigurimet sociale, tjetra është në baza vullnetare. Ju propozoni diçka që të ishte e imponuar?

Avni Ponari: Sot ekziston e drejta për të investuar në një fond privat, si e drejtë, por jo si detyrim. Ne flasim këtu për shtyllat e pensioneve private që janë të ndara në tre kollona. Sot është vetëm ajo që është shtetërore. Në rast se liberalizohet, atëherë thuhet që ky 27%, nëse marrim atë shifër që paguhet nga paga sot, dhe ndahet, 24% do të shkojë tek sigurimet shoqërore që është shtetërore dhe 3% do të shkojë vetëm për pensionin privat të secilit, atëherë do të kemi një pension, por të ndarë në dy sektorë të ndryshëm: atë që është shtetëror dhe atë që është privat. Pra nuk do të flasim më për pensione minimale, por do të kemi pensione shumë të larta dhe do të kemi njerëz të kënaqur për faktin se do të kenë pensione të garantuara në dy drejtime të ndryshme.

Zëri i Amerikës: Por ajo nuk është e garantuar. Konkretisht këtu në Amerikë kaluam një krizë ku të gjithë ata që i kishin pensionet tek privati pësuan një humbje minimalja një e treta. Asnjë gjë që është në tregun privat nuk është e garantuar, si formulë ekonomike sepse tregu privat ka ngritje-ulje.

Avni Ponari: Natyrisht që rreziqet janë kudo. Edhe banka vetë ka rrezik. Pra edhe çdo para që vendos në bankë, ti mund të falimentosh. Por shteti prandaj ekziston, prandaj ekziston institutcioni mbikqyrës, veçanërisht për industritë financiare mbikqyrja ka një rol shumë të rëndësishëm. Dhe roli i shtetit në këtë rast është i jashtëzakonshëm. Cdo qytetar duhet ta dijë përmes këtij autoriteti se ku ndodhen paratë e tij. Pra këtu kemi të bëjmë me një mbikqyrje reale të asaj që secili ka investuar. Ashtu siç është bursa, ashtu siç janë industritë e tjera. Pra ekziston mundësia gjithmonë e falimenteve, sepse biznesi është biznes, por nga ana tjetër ekziston edhe mundësia reale e ruajtjes dhe investimeve në rast se mbikqyrësit e këtyre institucioneve kryejnë detyrën siç duhet.

Zëri i Amerikës: Të kalojmë tek sektori tjetër i sigurimeve: sigurimet për shëndetin. Ku qëndroni ju si sektor privat?

Avni Ponari: Edhe këtu kemi të bëjmë me nevojën për liberalizim dhe reformë reale, sepse kur flasim për reformë flasim për ndërthurjen e elementëve të sistemit privat me sistemin shtetëror. Në të gjithë botën, në ato vende ku unë kam përvojë janë të ndërthurura të dyja këto elemente së bashku. Do të thotë që çdo njeri është i detyruar të paguajë tek sistemi shtetëror, por paguan edhe tek sistemi privat. Pra nëse sistemi shtetëror garanton një minimum të caktuar duke filluar nga 1,000-10,000 euro, ndërsa në sistemin privat mund të garantohesh 500,000 euro duke paguar një shtesë mbi detyrimin për sistemin shtetëror. Kjo në Shqipëri nuk ekziston. Ekzistojnë sot klinikat private, spitalet private, ekziston një rrjet i tërë në të gjithë Shqipërinë. Por nuk ekziston, që klienti të shkojë ashtu siç shkon në spitalin shtetëror, të shkojë edhe në spitalin privat dhe pjesën mbi shpenzimet-kuotë t’i paguajë vetë klienti. Sot spitalet dhe klinikat private funksionojnë si dyqanet e zarzavateve: njerëzit shkojnë, bëjnë analiza gjaku, paguajnë kesh, shtrohen në spital, paguajnë kesh, sepse dy sistmet nuk janë të lidhura së bashku. Nëse këto dy sisteme janë të ndërthurura në atë formë siç e ka eskperienca botërore që deri në një nivel të caktuar është sigurimi shëndetësor i detyrueshëm dhe mbi këtë nivel secili mund të zgjedhë ose spitalin shtetëror, ose atë privat dhe të dyja të jenë të pagueshme mbi të njëjtën formulë. Në spitalin shtetëror kosto do të jetë më e lire dhe mund ta shfrytëzosh p.sh. spitalin shtetëror për 10 ditë, përkujdrejt shtimit për tri ditë në spitalin privat. Këto janë të rregulluara në të gjithë botën, por është vetëm çështje dëshire dhe strategjije i qeverisë për ta bërë ose jo këtë.

Zëri i Amerikës: Por në Shqipëri nuk është vetëm infrastruktura, por edhe fuqia blerëse. Cfarë mund të pritet nga një pensionist që të paguajë sigurime privatisht. Ju si e gjykoni forcën blerëse të individit?

Avni Ponari: Sot në Shqipëri paguhet 3.7% e pagës për sigurime shëndetësore – një shifër jo e vogël, dhe e gjithë kjo shkon për spitalet shtetërore, në të cilat flitet se shërbimi është shumë i vogël.

Zëri i Amerikës: Por 3.7% është mesatarja. Për atë pjesë të popullatëst që jeton në varfëri duhet të mendojmë që paguan zero, apo jo?

Avni Ponari: Prandaj këtu ka rolin e tij shteti. Shteti futet për atë pjesë të popullsisë që nuk ka mundësi të paguajë as elektricitetin. Shteti është i detyruar të marrë iniciativë dhe të mbështesë ato zona (të varfra) që të vazhdojë jeta edhe atje. Kjo është njëkohësisht edhe për ata që kanë nevojë shëndetësore. Në Shqipëri ka një numër prej 600,000 -700,000 të punësuar – një numër jo i vogël për popullatën e Shqipërisë. Gjithë ky numër njerëzish që paguajnë sigurimet shëndetësore. Ka me dhjetëra njerëz që nuk do të paguajnë, por do të mbulohen nga ata që kanë paga më të larta, që kanë kontribute më të mëdhaja dhe do të paguajnë edhe për atë pjesë tjetër të popullsisë.

Zëri i Amerikës: Cfarë përqindjeje e popullatës shqiptare është e paaftë të përballojë financiarisht sigurimet shëndetësore për veten?

Avni Ponari: Pjesa më e varfër, më e lodhur ekonomikisht që nuk ka mundësi ta përballojë koston mund të jetë 15-20 apo 30%. Por asnjëherë nuk mund të themi që është në atë gjendje sa nuk mund të paguajë një normë të caktuar për sigurimet shëndetësore.

Zëri i Amerikës: A ka të bëjë kjo (niveli i ulët i sigurimeve të popullatës) në një lloj mënyre edhe me faktin që në Shqipëri nuk ka qenë tradita e pagesës së siguracioneve?

Avni Ponari: Fakti që sot njerëzit i drejtohen shtetit edhe nëse i digjet shtëpia, do të thotë që ai nuk e kupton se çfarë duhet të bëjë për ta mbrojtur shtëinë e tij. Fakti që digjet një dyqan apo një maganizë, të gjithë zënë dyert e bashkive, zënë dyert e qeverisë. Apo në rastin konkret të përmbytjeve. Në qoftë që qeveria, bashkitë dhe të gjithë institucionet përkatëse tërhiqet nga kjo përgjegjësi, dhe atë përgjegjësi ia lënë atij institucioni që është i rendësishëm për ta bërë, që është industria e sigurimeve, atëherë ne do ta kemi të zgjidhur realisht këtë problem.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG