Lidhje

Papa Benedikti viziton Spanjën


Papa Benedikti viziton Spanjën
Papa Benedikti viziton Spanjën

Papa Benedikti mbërriti sot në Spanjë në përpjekje për t’i rikthyer Kishës Katolike influencën në një nga vendet më liberale të Evropës.

Para arritjes në Spanjë, Ati i Shenjtë tha se lëvizja kundër kishës në Spanjë tani ka arritur nivelin e saj të para luftës civile spanjolle të vitit 1930.

Papa filloi udhëtimin e tij me një vizitë në Santioago de Kompostela për të bërë homazhe pranë varrit të Apostullit të Shenjtë Jakobit.

Nesër Papa Benedikti pritet të mbledhë më shumë se 100 mijë vetë në një meshë që do zhvillohet në qytetin e Barcelonës, ku ai do të shenjtërojë Bazilikën e papërfunduar Sagrada Familia.

Aktivistët për të drejtat e homoseksualëve kanë planifikuar protesta kundër vizitës së Papës në Barcelonë.

XS
SM
MD
LG