Lidhje

Papa nuk do t'i ndalë reformat e Kishës


Papa Françesku thotë se rrjedhja për publikun e dokumenteve delikate të Vatikanit është “një krim” dhe “një veprim për të ardhur keq”, që nuk do ta ndalë atë në përpjekjet për ta reformuar Kishën.

Udhëheqësi i Kishës Katolike botërore komentoi për herë të parë pas arrestimit javën e kaluar të dy personave të dyshuar se kanë zbuluar dokumentet në fjalë. Papa tha sot se “ky fakt dëshpërues, sigurisht që nuk do të më pengojë në punën e filluar për reformimin e kishës.”

Papa i bëri këto komenet para dhjetra mijëra njerëzve që ishin mbledhur sot për të dëgjuar meshën e tij në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

Tema e rrjedhjes së dokumenteve të kishës trajtohet në dy libra të rinj, ku jepen hollësi lidhur me rezistencn që po i bëjnë disa klerikë të lartë ndryshimeve financiare dhe adminsitrative që kërkon t’i bëjë Papa Selisë së Shenjtë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG