Lidhje

Papa: Kisha, një spital lufte pas betejës


Papa Françesku tha se Kisha Katolike duhet t'i kushtojë më pak vëmendje çështjeve të tilla si martesat e homoseksualëve, aborti dhe kontraceptivët dhe të bëhet një kishë më e pranueshme për të gjithë.

Në një intervistë për një revistë fetare, Papa paralajmëroi se nëse Kisha nuk gjen një balance të re mes rregullave përçarëse dhe demonstrimit të mëshirës, struktura e saj morale mund të dëmtohet.

Ai tha se Kisha Katolike duhet ta shohë veten si një spital lufte pas betejës dhe të punojë për të shëruar plagët e mëdha të shoqërisë në vend që të përqëndrohet tek “rregullat e ngushta”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG