Lidhje

Papa Françesku dhe ndryshimet klimatike


Vatikani publikoi një letër nga Papa Françesku ku thuhet se ngrohja globale është kryesisht e shkaktuar nga njeriu dhe e quan atë një nga çështjet më të rëndësishme të ditës.

Në materialin prej 191-faqesh të publikuar sot thuhet se “një konsensus solid shkencor tregon se jemi dëshmitarë të një ngrohje shqetësuese të sistemit klimatik."

"I bëj thirrje njerëzimit të njoh nevojën për ndryshimin e jetesës, prodhimit dhe konsumit, në mënyrë që të luftojë këtë ngrohje ose të paktën shkaqet njerëzore të cilat prodhojnë ose e përkeqësojnë atë," thuhet në letër.

Papa Françesku theksoi gjithashtu rëndësinë e luftës ndaj ndotjes dhe mbrojtjen e burimeve ujore. Ai bëri thirrje gjithashtu për t’u larguar nga përdorimi intensiv të hidrokarbureve.

Dokumenti vjen para vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara në shtator dhe një konference të rëndësishme të OKB-së për ndryshimet klimatike në Paris.

XS
SM
MD
LG