Lidhje

Papa Benedikti premton drejtësi për viktimat e abuzimeve seksuale nga priftërinjtë

  • Zëri Amerikës

Papa Benedikti premton drejtësi për viktimat e abuzimeve seksuale nga priftërinjtë

Papa Benedikti premton drejtësi për viktimat e abuzimeve seksuale nga priftërinjtë

Papa Benedikti u ka premtuar viktimave të abuzimeve seksuale nga klerikët se Kisha Katolike do të bëjë gjithçka është në autoritetin e vet që të nxjerrë priftërinjtë pedofilë para drejtësisë.

Papa e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi në Maltë me tetë burra, të cilët thonë se ishin abuzuar nga priftërinjë kur ishin në një jetimore në Maltë.

Vatikani tha se Papa Benedikti shprehu turpin dhe dhimbjen për vuajtjen e këtyre burrave kur ishin fëmijë. Në deklaratë e Vatikanit vihet në dukje gjithashtu se papa u tha këtyre burrave se Kisha do t’i hetojë akuzat për abuzime dhe do të marrë masa efektive për të mbrojtur të rinjtë në të ardhmen.

Papa u lut së bashku me ta gjatë takimet të organizuar në ambasadën e Vatikanit në Maltë.

Pas takimit, një nga viktimat u tha reporterëve se ishte një takim emocional ku të gjithë derdhnin lot.

XS
SM
MD
LG