Lidhje

Papa Françesku, fjalim në PE


Papa Françesku i kërkoi sot Parlamentit Evropian të hartojë një politikë të unifikuar dhe të drejtë të imigracionit, duke thënë se dhjetra mijëra refugjatë që kanë hyrë çdo vit në Evropë kanë nevojë për ndihmë dhe për t’u pranuar nga shoqëritë evropiane dhe jo të përballen me politika që rrezikojnë jetë njerëzish dhe nxisin konflikte sociale.

Papa foli në Parlamentin Evropian në Strazburg, gjatë një vizite të shkurtër, për të shënuar 25 vjetorin e vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë në këtë qytet francez, ku ai mbajti një fjalim drejtuar Evropës, në atë kohë ende të ndarë nga Perdja e Hekurt.

Papa u duartrokit në fillim të fjalimit dhe u në fund fjalët e tij u shoqëruan me ovacione, kur ai tha se donte t’i jepte mesazhin e shpresës evropianëve që nuk kanë besim tek institucionet e tyre, të cilët mbajnë mbi supe barrën e krizës ekonomike, me një gjendje jo të mirë shpirtërore, duke jetuar në mesin e një kulture që ai tha se nuk e vlerëson më dinjitetin e qenieve njerëzore.

Në një fjalim që preku disa nga përparësitë e tij kryesore si Papë, nevojën për t’u kujdesur për të moshuarit, për të varfërit dhe për mjedisin, Papa Françesku i bëri thirrje ligjvënësve evropianë t’i pranojnë imigrantët, duke shtuar se Europa nuk duhet të lejojë që Mesdheu të shndërrohet në një varrezë të madhe.

Papa ka folur shpesh për gjendjen e vështirë të emigratëve që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.

XS
SM
MD
LG