Lidhje

Papa Françesku dënon sulmin në sinangogë


Papa Françesku dënoi sulmin e përgjakshëm të së martës kur dy palestinezë u futën në një sinagogë dhe vranë pesë vetë, mes tyre katër rabinë.

Papa tha sot para një turme besimtarësh se po ndjek me shqetësim tensionet në rritje në Jeruzalem dhe zona të tjera të Tokës së Shenjtë. Ai tha se ka pasur episode të papranueshme dhune që nuk kanë kursyer as objektet e shenjta.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve të ndalin atë që e cilësoi si “cikël dhune dhe urrejtjeje” dhe të marrin vendime të guximshme për ripajtimin dhe paqes.

Të martën dy palestinezë të armatosur me hanxharë dhe armë zjarri u futën në një sinagogë dhe sulmuan besimtarët, para se të qëlloheshin për vdekje nga policia.

Po sot, forcat izraelite të sigurisë kanë prishur shtëpinë e një palestinezi, i cili vrau dy vetë në një sulm në një stacion treni muajin e kaluar.

Aksioni u ndërmor sot në lagjen Silwan të Jeruzalemit lindor. Shtëpia ndodhej pranë zonës së debatueshme që njihet për myslimanët si Xhamia Al Aqsa ndërsa për hebrenjtë si Tempulli i Malit ku gjatë muajve të fundit janë shtuar protestat dhe tensionet.

Ndërkaq, kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se do të prishen edhe banesat e dy palestinezëve që vranë pesë vetë në një sinagogë dje në Jeruzalem.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International i ka cilësuar këto veprime si “ndëshkime kolektive” kundër familjeve të personave të dyshuar, një akt që bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG