Lidhje

Papa Françesku viziton xhaminë e Sulltan Ahmetit


Papa Françesku vizitoi sot xhaminë e Sulltan Ahmetit, të njohur edhe si Xhamia Blu në Turqi dhe qëndroi në krah të Myfti Rahmi Yaranit ndërsa ai mbajti një lutje në xhaminë e shekullit të 17-të.

Ati i Shenjtë është në ditën e dytë të një udhëtimi tre ditor në Turqi.

Më pas, ai vizitoi Hagia Sofian, që ishte kisha kryesore bizantine në Kostandinopojë, Stambolli i sotëm, para se të kthehej në një xhami pas pushtimit mysliman të qytetit në vitin 1453. Tani ajo është kthyer në muze.

Papa takohet sot edhe me Patriarkun Bartolomeu, udhëheqësi shpirtëror i 300 milionë të krishterëve ortodoksë në gjithë botën.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG