Lidhje

Papa Françesku, takim me presidentët Peres e Abbas


Vatikani ka vendosur 8 qershorin ditën kur Papa Françesku do të takohet me presidentin izraelit dhe atë palestinez për një lutje për paqe.

Gjatë vizitës së Papa Françeskut në Lindjen e Mesme më parë këtë javë, Shimon Peres dhe Mahmoud Abbas pranuan ftesën e Papës për një takim të përbashkët lutjeje.
Gjatë kthimit të tij në Vatikan, Papa Françesku tha se të dy udhëheqësit janë duke treguar guxim për të ecur përpara.

Papa, megjithatë, mohon se është duke u përfshirë drejtpërdrejt në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Nëntë muaj të bisedimeve të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve të sponsorizuara nga Shtetet e Bashkuara përfunduan pa rezultat muajin e kaluar.

Palestinezët ishin të zemëruar nga aktivitetet e vazhdueshme të ndërtimit të vendbanimeve izraelite, ndërsa Izraeli u zemëruan nga planet e Autoritetit Palestinez për të formuar një qeveri uniteti me ekstremistët e Hamasit.
XS
SM
MD
LG