Lidhje

Papa: të dënojmë terrorizmin që kryhet në emër të Islamit


Papa Françesku u bëri thirrje udhëheqësve muslimanë të botës të dënojnë terrorizmin që kryhet në emër të Islamit. Papa përfundoi dje një vizitë triditëshe në Turqi, gjatë së cilës u takua me presidentin Rexhep Tajip Erdohan dhe me udhëheqës të lartë fetarë.

Duke folur me gazetarët në bordin e avionit të tij gjatë kthimit nga Stambolli për në Romë, Papa tha se kjo do të ndihmonte për të hedhur poshtë paragjykimin e atyre njerëzve në Perëndim që vënë shenjën e barazimit mes të dyve.

"Përsa i përket islamofobisë, kur njerëzit shohin këto akte terroriste, jo vetëm në këtë rajon, por edhe në Afrikë, reagimi është: 'Nëse Islami është i tillë, kjo më indinjon.' Kjo fyen shumë myslimanë, të cilët thonë: 'po ne nuk jemi të tillë, sepse Kurani është një libër i paqes. Është libër profetik i paqes. Terrorizmi nuk është Islami,'" tha Papa.

Papa tha se i përcolli të njëjtin mesazh presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë vizitës tre-ditore në Turqi.

Mesazhi i Papës përkon me përpjekjet e ekstremistëve të grupit Shteti Islamik për të marrë sipërfaqe të mëdha të Sirisë dhe Irakut ku ata kanë dëbuar ose masakruar myslimanë shiitë, të krishterët dhe njerëz të besimeve të tjera që nuk e mbështesin interpretimin e tyre radikal të Islamit.

XS
SM
MD
LG