Lidhje

Papa Françesku: hiqni dorë nga materializmi


Papa Françesku mbajti një meshë të madhe në qiell të hapur në qendër të Seulit, për lumnimin e 124 martirëve koreanë të vrarë në shekujt e 18 dhe 19 sepse nuk pranuan të hiqnin dorë nga krishterimi.

Në Kishën Katolike, lumnimi është hapi i fundit para shenjtërimit.

Në predikimin e tij para qindra e mijëra njerëzve në Portën Guanguamun të Seulit, Para Françesku dënoi rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve. Kjo është një temë që Papa e ka përsëritur disa herë që nga arritja në Korenë e Jugut të enjten.

Dje, Papa Françesku u bëri thirrje 50.000 të rinjve jugkoreanë të heqin dorë nga materializmi që ka prekur një pjesë të mirë të Azisë dhe të refuzojnë ato që ai i quajti sisteme ekonomike "johumane", të cilat margjinalizojnë të varfërit.

XS
SM
MD
LG