Lidhje

Shenjtërohen Papa Gjoni XXIII dhe Papa Gjon Pali II


Papa Françesku shpalli sot shenjtorë dy nga paraardhësit e tij – Papa Gjon Palin e II-të dhe Papa Gjonin e XXIII-të, në një ceremoni në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Kjo ishte një ceremoni historike, sepse është hera e parë që dy papë të mëparshëm u shenjtëruan në të njëjtën kohë, dhe se i pranishëm ishte një tjetër papë, ai që dha dorëheqjen nga drejtimi Kishës Katolike, Papa Benedikti i XVI-të.

Papa Françesku shpalli shenjtorë Papa Gjonin e XXIII-të dhe Papa Gjon Palin e II-të sot në një ceremoni mbresëlënëse dhe historike, në praninë edhe të Papa Benediktit të XVI-të.

Zyrtarët thonë se rreth një milion njerëz u grumbulluan në Sheshin e Shën Pjetrit dhe në rrugët pranë në Romë, për të qenë dëshmitarë të ceremonisë së shenjtërimit.
Papa Françesku e lexoi në latinisht shpalljen formale të shenjërimit, duke thënë:

“Nga autoriteti i Zotit tonë Jezu Krisht, dhe Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pal, pas shqyrtimit të duhur dhe lutjeve të shpeshta për ndihmë hyjnore, dhe pas kërkimit të këshillave të shumë nga vëllezërit tanë peshkopë, ne i përcaktojmë të Bekuarit Gjon i XXIII-të dhe Gjon Pali i II-të të shenjtë, i shtojmë në listën e të shenjtëve, duke dekretuar se ata duhet të nderohen si të tillë nga e gjithë kisha. Në emër të Atit, Birit, dhe Shpirtit të Shenjtë.”

Benedikti ishte ulur në një nga anët e altari, pranë me kardinalë të tjerë. Ai u prit në shesh me brohoritje dhe u përshëndet me presidentin e Italisë dhe me Papa Françeskun.
Gjatë ceremonisë në altar u sollën relike të të dy shenjtorëve të rinj.
Pelegrinë polakë që mbanin flamuj të kuq dhe të bardhë të atdheut të dashur të Papa Gjon Palit ishin ndër të parët të hynë në shesh, që para lindjes së diellit.
Shumica e atyre që arritën të parët në sheshin e Shën Pjetrit kishin fjetur jashtë gjatë natës.

Shumë të tjerë nuk fjetën fare mbrëmë, por morën pjesë në vigjilje lutjesh gjatë gjithë natës, që u mbajtën mbajtën nëpër kishat që ndodhen në qendër të Romës.
XS
SM
MD
LG