Lidhje

Mesha e fundit e Papës


Papa u tha dhjetra mijëra të pranishmëve në Sheshin e Shën Pjetrit se ai nuk do ta braktisë kishën, por do të vazhdojë të shërbejë nëpërmjet lutjeve

Dhjetra mijëra njerëz u mblodhën sot në Vatikan për të dëgjuar lutjet e fundit të Benediktit të16-të si Papë, të cilat ai i ofroi nga dritarja e apartamentit të tij mbi Sheshin e Shën Pjetrit.

Papa u tha të pranishmëve se ai nuk do ta braktisë kishën, madje do të vazhdojë të shërbejë nëpërmjet lutjeve pasi të largohet nga detyra e Papës në fund të muajit.

Ati i shenjtë, udhëheqës i më shumë se një miliardë të krishterëve në gjithë botën, do të dalë të mërkurën për herë të fundit në publik në Sheshin e Shën Pjetrit.

Kardinalët po mbërrijnë në Romë për të zgjedhur pasardhësin e Benediktit të 16-të, ndërsa Vatikani përballet me njoftime të papërshtatshme të medias.

Vatikani ka kritikuar median se po bën atë që e quan trysni ndaj kardinalëve përmes shpifjeve përpara zgjedhjes së papës së ri.

Zyra e sekretarit të shtetit të Vatikanit tha dje se “përhapja e lajmeve shpesh të paverifikueshme ose krejtësisht të rreme” është “për të ardhur keq” dhe shkakton dëme serioze ndaj njerëzve dhe institucioneve.

XS
SM
MD
LG