Lidhje

Papa Françesku viziton Meksikën


Papa Françesku ndodhet në Meksikë, në vizitën e parë zyrtare në vendin ku shumica është katolike dhe ku do të mbajë një meshë sot.

Mijëra vetë kishin dalë për të brohoritur Papa Françeskun mbrëmë në Mexico City.

Ati i Shenjtë mbërriti në Meksikë një ditë pasi ai dhe kreu i Kishës Ortodokse Ruse nënshkruan në Kubë një deklaratë për unitet fetar.

Takimi i tyre historik në Kubë kishte si synim zbutjen e mosmarrëveshjeve shekullore mes degëve perëndimore dhe lindore të Krishtërimit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG