Lidhje

Papa Françesku viziton Lindjen e Mesme


Papa Françesku, udhëheqësi i Kishës Katolike Romane, filloi një turne në Lindjen e Mesme, me një ndalesë të parë në Jordani.

Ai u takua me mbretin Abdullah dhe mbajti një meshë në praninë e rreth 25 mijë njerëzve, në një stadium në Amman. Në brigjet e Lumit Jordan ai u takua dhe pa nga afër vuajtjet e refugjatëve sirianë në kampet e Jordanisë.

Nesër Papa shkon në Betlehem, ku pritet të takohet me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas dhe do të ketë një drekë me familjet që jetojnë në një kamp refugjatësh palestinezë. Papa po ashtu ka në plan të takohet me presidentin izraelit Shimon Peres dhe me kryeministrin Benjamin Netanjahu.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG