Lidhje

Papa: të mos i përgjigjemi urrjetjes me urrejtje


Papa Françesku u takua sot në Vatikan me rreth 180 të afërm të viktimave, si dhe persona që i mbijetuan sulmit me kamion në Nice, më 14 korrik, në Ditën e Bastijës.

Ai shprehu dhemshuri dhe u tha të pranishmëve që “të mos i përgjigjen urrejtjes me urrejtje dhe dhunës me dhunë”.

Në takim ishin ftuar edhe 150 persona, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare: myslimanë, hebrej, të krishterë katolikë, ortodoksë e protestantë. Papa tha se marrëdhëniet e mira ndërfetare mund të ndihmojnë në lehtësimin e plagëve të krijuara nga ngjarjet tragjike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG