Lidhje

Papa Françesku viziton Filipinet


Papa Françesku vizitoi sot qytetin lindor të Filipineve, Tacloban për t’u takuar me të mbijetuarit e super-tajfunit Haiyan që shkatërroi rajonin në nëntor 2013, duke shkaktuar vdekjen dhe zhdukjen e 7 mijë e 350 vetëve.

Papa i tha një grupi prej 150 mijë vetësh nën një shi të dendur dhe erëra të forta se kur pa pamjet dhe lajmet për tajfunin nga Roma, ai vendosi menjëherë se do të vizitonte Filipinet.

Ati i Shenjtë foli për vuajtjet që kishte shkaktuar tajfuni dhe tha se e vetmja gjë që mund të bënte ishte “të ecte” me ta me “zemër të rënduar”.

Papa që mbërriti në Filipine të enjten, tha se vizita e tij kishte si synim të përçonte mesazhin se ishte pranë njerëzve që vuajtën pasojat e tajfunit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG