Lidhje

Papa dhe gara presidenciale


Papa Françesku sot u shpreh për garën presiendenciale në Shtetet e Bashkuara; duke sugjeruar se kandidati që kryeson garën presidenciale të republikanëve “nuk është një i krishterë”, për shkak të propozimit që ka bërë për ndërtimin e një muri masiv në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën, për të ndaluar hyrjen e imigrantëve në Amerikë.

Papa i bëri këto komente në avion, gjatë kthimit për në Romë, pas një vizite një-javore në Meksikë. Papa dha dje meshë në një stadium që ndodhet shumë pranë kufirit meksikan me shtetin amerikan të Teksasit, ku hyjnë një numër i madh emigrantësh nga Meksika dhe nga Amerika Qendrore.

“Një njeri që mendon për të ndërtuar mure, kudo qofshin ato, në vend që të ndërtojë ura, nuk është i krishterë. Kjo nuk është e shkruar në Bibël, - tha Papa.

Trump, që është i krishterë presbiterian, reagoi për fjalët e Papës, duke thënë se “vënia në pikëpyetje e besimit të tij nga Papa është diçka “e turpshme”. Ai shtoi se në se terroristët islamikë do të sulmonin ndonjëherë Vatikanin, papati “mund të shpresojë se Donald Trump është presidenti amerikan që përgjigjet, në vend të atyre që ai i cilësoi udhëheqës pasivë që ka sot Uashingtoni”.

XS
SM
MD
LG