Lidhje

Ish-ndihmësi i Papës do të dalë në gjyq


Një gjykatës i Vatikanit ka urdhëruar që Paolo Gabriele të dalë në gjyq nën akuzat për vjedhjen dhe nxjerrjen e dokumenteve sekrete për gazetarët italianë

Një gjykatës i Vatikanit ka urdhëruar ish-ndihmësin personal të Papa Benediktit të dalë në gjyq nën akuzat për vjedhjen dhe nxjerrjen e dokumenteve sekrete për gazetarët italianë.

Prokurori Nicola Piccardi tha sot se Paolo Gabriele, veproi nga dëshira për të luftuar siç thuhet “të keqen dhe korrupsionin në Kishë” dhe donte të ndihmonte në çrrënjosjen e këtyre fenomeneve “sepse Papa nuk ishte i mirë informuar për këtë”.

Nëse gjendet fajtor, Gabriele, i cili ka punuar në apartamentin privat të Papës, duke i shërbyer atij ushqim dhe duke e ndihmuar atë me garderobën, mund të përballet me gjashtë vjet burg. Gjykatësi urdhëroi edhe Claudio Sciarpelletti-n të paraqitet para në gjykatë. Ai është një ekspert kompjuterash në Zyrën e Shtetit, i cili akuzohet se ka ndihmuar dhe ka inkurajuar Paolo Gabriele-n.

Vatikani ka premtuar se do të ketë një proces gjyqësor të hapur për publikun. Ende nuk është shpallur data e fillimit të procesit gjyqësor.
XS
SM
MD
LG