Lidhje

Popullariteti i presidentit Obama arrin nivelin më të lartë në dy vjet

  • Zëri Amerikës

Popullariteti i presidentit Obama arrin nivelin më të lartë në dy vjet

Popullariteti i presidentit Obama arrin nivelin më të lartë në dy vjet

Një anketë e re në Shtetet e Bashkuara tregon se popullariteti i presidentit Obama ka arritur nivelin më të lartë në dy vjet, pas vrasjes së Osama bin Ladenit më shumë se një javë më parë.

Agjencia e lajmeve Associated Press publikoi sot rezultatet e një ankete telefonike me 1 mijë pjesëmarrës që u organizua nga data 5 deri në 9 maj nga kompania GfK. Rezultatet tregojnë se niveli i miratimit për presidentin Obama është gati 60 përqind dhe se më shumë se gjysma e amerikanëve mendojnë se ai meriton një mandat tjetër në detyrë.

Presidenti Obama njoftoi mbrëmjen e 1 majit se forcat speciale SEALs vranë udhëheqësin terrorist Osama bin Laden gjatë një sulmi në shtëpinë e tij në Pakistan.

Pas kësaj ngjarje, gati tre të katërtat e të anketuarve thanë se kanë besim se zoti Obama mund të përballojë kërcënimet terroriste.

Rezultatet e anketës tregojnë se pozita e presidentit është përmirësuar jo vetëm për çështjen e terrorizmit. 52 përqind e amerikanëve e miratojnë mënyrën sesi ai po e drejton ekonominë dhe po e njëjta përqindje mbështesin mënyrën sesi presidenti po përpiqet të zgjidh çështjen e papunësisë, tani në nivelin 9 përqind.

XS
SM
MD
LG