Lidhje

Popullata hispanike në SHBA po shtohet me një ritëm më të shpejtë sesa parashikimet zyrtare


Popullata hispanike në SHBA po shtohet me një ritëm më të shpejtë sesa parashikimet zyrtare
Popullata hispanike në SHBA po shtohet me një ritëm më të shpejtë sesa parashikimet zyrtare

Popullata hispanike në Shtetet e Bashkuara po shtohet me një ritëm më të shpejtë sesa parashikimet zyrtare, duke ndryshuar pamjen e Amerikës.

Të dhënat e Byrosë së regjistrimit për vitin 2010, që pritet të publikohen sot, tregojnë se popullsia hispanike në SHBA është faktori për më shumë se gjysmën e rritjes së popullsisë së vendit gjatë 10 viteve të fundit. Nga regjistrimi del se numri i hispanikëve në Shtetet e Bashkuara së shpejti do t’a kalojë 50 milionëshin.

Hispanikët janë prej kohësh pakica më e madhe e vendit, por të dhënat e reja tregojnë ata janë të përhapur në të gjithë vendin. Sipas të dhënave, hispanikët janë shtuar më shumë sesa parashikimet zyrtare në 40 nga 50 shtetet amerikane, me rritje të madhe në shtetet jugore që nuk kanë pasur tradicionalisht komunitete të mëdha spanjish-folëse, përfshirë Alabamën dhe Karolinën e Veriut.

Afrikano-amerikanët mbeten pakica e dytë më e madhe në Shtetet e Bashkuara, ndërsa të dhënat tregojnë se popullsia aziatiko-amerikane është gjithashtu në rritje të shpejtë.

Të bardhët jo hispanikë përbëjnë shumicën e popullsisë së Shteteve të Bashkuara. Përllogaritjet tregojnë se ky grup do të bëhet pakicë në rreth tre dekada.

XS
SM
MD
LG