Lidhje

Porto Riko nuk paguan dot borxhin


Porto Rico
Porto Rico

Guvernatori i Porto Rikos tha se ishulli nuk është në gjendje të paguajë këstin prej 422 milionë dollarësh të hënën dhe shton se për këtë Shtetet e Bashkuara janë pjesërisht për t’u fajësuar.

Guvernatori Garcia Padilla tha se nuk dëshiron një paketë shpëtimi dhe se kishte kërkuar ristrukturimin e borxhit ekzistues.

Porto Riko është territor amerikan dhe ristrukturimi i borxhit duhet të miratohet nga Kongresi amerikan, por politikat partiake e kanë bllokur miratimin e ligjit.

Porto Riko ka dështuar edhe më parë për të bërë pagesa, por kësti i të hënës është më i madhi dhe përfshin borxhin e dhënë nga investuesit e Wall Streetit.

Analistët thonë se ky territor amerikan, me një borxh të përgjithshëm prej rreth 70 miliardë dollarësh, në thelb ka falimentuar.

XS
SM
MD
LG