Lidhje

Portugali: A mund të mbijetojë sistemi i tanishëm i kujdesit shëndetësor?

  • Dominic Laurie

Nëse vendi duhet të vazhdojë shkurtimin e shpenzimeve qeveritare gjatë viteve të ardhshme, ndoshta sistemi shëndetsor, duhet të reduktohet.

Kujdesi shëndetsor i financuar nga shteti ka qënë një prej aspekteve të politikave të pas luftës së dytë botërore për të cilin evropianët janë më shumë krenarë. Por tani ky sistem mund të jetë në rrezik, ndërsa qeveri të ndryshme përballen me kriza financiare. Dhe si rezultat, në Portugali, një prej vendeve të Evropës më të prekura nga kriza, është ngjallur debati nëse kujdesi shëndetsor falas ende mund të përballohet financiarisht.

Portugezët kanë veset e tyre si kushdo tjetër. Por nëse shëndeti i tyre përkeqësohet, ata e dinë, ashtu si shumica e evropianëve, se kanë një sistem kujdesi shëndetsor falas dhe me cilësi të mirë. Por shkurtimet e mëdha të shpenzimeve ishin një prej kushteve të paketës së fundit të shpëtimit financiar të vendit. Spitalet po shkurtojnë rrogat dhe personelin. Njerëzit duhet të paguajnë më shumë për një vizitë te mjeku.
Kur ishte ministër, Antonio Arnaut ndihmoi për krijimin e shërbimeve shëndetsore të Portugalisë pas rënies së diktaturës në vitet 1970-të. Tani avokat në Coimbra në veri të Lisbonës, ai është i zemëruar me këto shkurtime.

"Jam i shqetësuar rreth së ardhmes së sistemit kombëtar shëndetsor, por jo për shkak të vështirësive ekonomike, që po përjeton Portugalia. Shqetësimet e mija kryesore kanë të bëjnë me qeverinë e krahut të djathtë. Ekziston një ideologji për të shkatëruar sistemin kombëtar shëndetsor, i cili është pjesë e modelit shoqëror evropian".

Portugezët kanë përfituar shumë nga sistemi i krijuar nga zoti Arnaut. Para 40 vjetësh, një në 20 fëmijë portugezë vdisnin si foshnje. Tani kjo statistikë është një në 300. Gjatë të njëjtës periudhë, jetëgjatësia mesatare është rritur me 12 vjet. Por çfarë do t’i ndodhi këtij sistemi të suksesshëm kur një miliardë euro shkurtohen nga buxheti i kujdesit shëndetsor prej 7.5 miliardë eurosh?

Profesori Pedtro Barros në shkollën e biznesit Nova në Lisbonë nuk është shumë optimist. Ai thotë se 2 të tretat e kursimeve do të arrihen nëpërmjet uljes së çmimeve të ilaçeve dhe shkurtimit të rrogave të personelit, dhe si rezultat ndikimi tek shërbimet do të jetë i kufizuar. Ai shton se ndryshimet do të bëhen në forma të tjera.

"Mendoj se njerëzit duan shërbime shëndetsore siç janë tani, të financuara nga qeveria dhe kryesisht falas. Diskutimi që është hapur tani është se kush do ta ofrojë kujdesin shëndetsor, a do të ndryshojë nga shteti tek kompanitë private që nuk punojnë për përfitime financiare”.

Firma private shëndetsore kanë filluar të operojnë spitale në emër të qeverisë.
Portugalia ka tashmë një sektor privat të sukseshëm. Kjo klinikë është një prej kompanive më të mëdha të botës, që ofron operacione plastike. Kujdesi i shëndetit të dhëmbëve nuk mbulohet nga shteti. Dhe drejtori i klinikës, Paolo Malo, thotë se vështirësitë financiare të Portugalisë do të thonë se njerëzit duhet të paguajnë më shumë.

“Ne nuk duhet të kemi kujdes universal shëndetsor për këdo që shkon në një spital publik, por vetëm njerëzit në nevojë dhe me të ardhura të ulëta duhet të përfitojnë. Ky ndryshim do të ndodhë dhe nuk ka të bëjë fare nëse pëlqehet apo jo nga popullata, ky ndryshim duhet të bëhet dhe do të bëhet”.

Paolo Malo mund ta ketë shtrirë biznesin e tij në gjithë botën, por ekonomia e Portugalisë është në recesionin më të rëndë që prej viteve 1970-të. Nëse vendi duhet të vazhdojë shkurtimin e shpenzimeve qeveritare gjatë viteve të ardhshme, ndoshta sistemi shëndetsor, që e do thuajse gjithë vendi, duket të reduktohet.
XS
SM
MD
LG