Lidhje

Portugali, qeveria kundër vendimit të Gjykatës


Në Portugali, qeveria u shpreh kundër vendimit të Gjykatës Kushtetore, e cila i deklaroi të paligjshme disa masa të buxhetit shtetror të vitit 2013. Kjo gjykatë tha se se masat buxhetore, që shkurtojnë pagesën e festave për punonjësit e qeverisë dhe pensionistët, si dhe masa të tjera që ulin papunësinë dhe përfitimet kur je i sëmurë, nuk janë kushtetuese.

Qeveria tha dje se vendimi i një gjykate për të hedhur poshtë masat e ashpra financiare e ka lënë vendin përballë "vështirësish serioze për të përmbushur angazhimet ndërkombëtare dhe objektivat buxhetore".

Gjykata Kushtetore vendosi se shkurtimet jopopullore të pagave në buxhetin shtetëror të këtij viti janë të paligjshme, duke i mohuar kështu qeverisë rreth 1.8 miliardë dollarë të të ardhurave të parashikuara.

Ky vendim përbën një goditje për strategjinë e programit financiar, për të cilin ranë dakord ministrat dhe kreditorët e huaj, të cilët para dy vjetësh e ndihmuan Portugalinë me një paketë ndihmash prej 101.5 miliardë dollarësh.

“Qeveria nuk është dakord me interpretimin e kushtetutës nga gjykata kushtetuese lidhur me disa prej masave të përfshira në buxhetin shtetëror të vitit 2013”, u tha gazetarëve Luis Marques Guedes, Sekretari i Shtetit në presidencën e Këshillit të Ministrave, pas një takimi të kabinetit në Lisbon.

13 gykatësit thanë me anë të një deklarate se masat buxhetore, që shkurtojnë pagesën e festave për punonjësit e qeverisë dhe pensionistët, si dhe masa të tjera që ulin papunësinë dhe përfitimet kur je i sëmurë, nuk janë kushtetuese.
Mes arsyeve të vendimit të gjykatës ishin masat, që neglizhojnë garancitë e barazisë.

Punëtorët e sektorit privat nuk preken nga masat e përfshira në buxhet.
Vendimi i gjykatës të premten i parapriu një takimi jozyrtar të ministrave të financave të eurozonës në Dublin të Irlandës këtë javë.

Sekretari i Shtetit Marques Guedes tha se Portugalia është përpjekur të përgatitet për këtë takim, në të cilin shpreson të arrihet një marrëveshje me partnerët evropianë, e domosdoshme për të vazhduar marrjen e ndihmave për vitin financiar 2014.
XS
SM
MD
LG