Lidhje

Portugali: Grevë 24 orëshe kundër masave shtrënguese ekonomike

  • Zëri Amerikës

Sindikata më e madhe e Portugalisë ndërmorri një grevë 24 orëshe kundër masave shtrënguese ekonomike.

Ndërprerja e përkohshme e punës nga anëtarët e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve Portugez pritet të ndikojë shërbimet publike, veçanërisht transportin e autobuzëve dhe atë hekurudhor.

Zjarrëfikësit po punojnë, por disa prej tyre kundërshtojnë gjithashtu reformat qeveritare që e bëjnë më të lehtë pushimin nga puna dhe shkurtimin e pagave.

Portugalia miratoi reforma ekonomike tre vjeçare majin e kaluar në këmbim të një pakete ndihmash prej 103 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.

Portugalia e cila po kalon recesionin më të rëndë që nga vitet 1974 u bë anëtare e BEsë së bashku me Greqinë dhe Irlandën që merr ndihmë financiare për të mos falimentuar.

XS
SM
MD
LG