Lidhje

Portugalia fiton Eurovizionin


Salvador Sobral, konkurrenti nga Portugalia ka fituar Eurovizionin, festivalin evropian të këngës të zhvilluar dje në Kiev të Ukrainës.

27-vjeçari Sobral interpretoi një baladë dashurie me tone xhazi, të kompozuar nga motra e tij, që i siguroi Portugalisë fitoren e parë në Eurovizion. Kur mori çmimin, artisti tha se kënga e tij ishte një apel “për të rikthyer lirikën në muzikë”.

“Kjo është një fitore për ata që kompozojnë muzikë që në fakt ka një kuptim. Muzika nuk nënkupton fishekzjarre, por ndjenja. Të përpiqemi të rikthejmë muzikalitetin në këngë”.

Në vend të dytë doli Kristian Kostov i Bullgarisë, po ashtu me një baladë të ngarkuar me emocione.

Fitorja e mbrëmshme u dha shkas për të festuar portugezëve, të cilët do të jenë organizatorët e Eurovizionit 2018.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG