Lidhje

Portugalia negocion me përfaqësuesit ndërkombëtarë kushtet e ndihmës financiare


Portugalia negocion me përfaqësuesit ndërkombëtarë kushtet e ndihmës financiare
Portugalia negocion me përfaqësuesit ndërkombëtarë kushtet e ndihmës financiare

Përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare janë ende duke shqyrtuar kushtet për një paktetë ndihmash financiare për Portugalinë. Portugalia është në një krizë të thellë ekonomike, dhe duket se vetëm një ndihmë ndërkombëtare mund të shpëtojë vendin nga falimentimi.

Banorët e kryeqytetit portugez, Lisbonë, janë të shqetësuar në lidhje me problemet financiare që po kalon vendi, ndërsa përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Bankës Qendrore Europiane dhe Komisionit Europian po vazhdojnë diskutimet për nxjerrjen e vendit nga kriza financiare.
Detajet e kësaj pakete ende nuk dihen, por duket se në të do të përfshihet liberalizimi i tregut të punës, rritja e taksave dhe ngrirja e pensioneve.

Banorët vendas janë të ndarë përsa i përket përfshirjes ndërkombëtare për të ndihmuar ekonominë e Portugalisë.

Ema Martini, 63 vjeçare e mirëpret mbikqyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndonëse e quan situatën në vendin e saj “ acaruese”.

“Deri tani kemi treguar se nuk dimë të qeverisemi. Ndoshta FMN-ja na vendos në rrugën e duhur”.

Ndërsa 39 vjeçarja Elisabet Santosh ndjehet e shqetësuar për të ardhmen.

“Jam e shqetësuar për të ardhen time dhe të vajzës sime 15 vjeçare. Së shpejti do të jemë e papunë. Kompania ku punoj do të mbyllet në fund të majit”.

Përqindja e interesit e borxhit publik në Portugali arriti në shifrën 12 %, mbas njoftimit të fundjavës së kaluar se borxhi i vendit për vitin 2010 ishte më i lartë seç besohej fillimisht. Portugalia e korrigjoi javën e kaluar shifrën e borxhit të brendshëm, duke e rritur në 9.1%, dhe jo 8.6% që kishte njoftuar më parë.

Rishikimi i shifrave të borxhit ishte një tjetër hap prapa për ekonominë portugeze.

Delegacionet nga Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtarë filluan javën e kaluar negociatat në Lisbonë për kushtet e ndihmës financiare për të shmangur falimentimin financiar të Portugaalisë.

Bëhet fjalë për një paketë prej 80 miliard eurosh.

XS
SM
MD
LG