Lidhje

Portugalia përpiqet të luftojë përshtypjen se do të marrë paketë shpëtimi


Portugalia përpiqet të luftojë përshtypjen se do të marrë paketë shpëtimi
Portugalia përpiqet të luftojë përshtypjen se do të marrë paketë shpëtimi

Ndërkohë që shenjat paralajmëruese shtohen, Portugalia po përpiqet të luftojë perceptimin se do të jetë vendi i radhës që do të ketë nevojë për një paketë ndërkombëtare ndihmash financiare.

Kryeministri Zhoze Socrates tha sot se Portugalia e kishte tejkaluar objektivin e saj për reduktimin e deficitit buxhetor për vitin 2010.

Ai tha se vendi nuk do të ketë nevojë të marrë ndihmë të jashtme financiare si Greqia dhe Irlanda thjesht sepse nuk ka nevojë.

Por shenjat paralajmëruese financiare janë ende në horizont për Portugalinë. Banka e saj qendrore parashikoi se ekonomia do të tkurrej me 1,3 për qind këtë vit.

Dhe normat e interesit për kreditë e saj kanë arritur nganjëherë deri në 7 për qind. Greqia dhe Irlanda u detyruan të kërkojnë ndihmë financiare ndërkombëtare brenda më pak se një muaji kur kostoja e kredive të tyre arriti në atë nivel. Ndërkohë, Japonia tha se së bashku me Kinës do të blenin bono evropiane në përpjekje për të ndihmuar ekonominë e kontinentit.

XS
SM
MD
LG