Lidhje

Presidenti i zgjedhur shqyrton kandidatë për poste të larta


Media ameriakane njofton se presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Senatorin republikan nga Alabama, Jeff Sessions për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ekipi i tranzicionit presidencial nuk e ka konfirmuar njoftimin, por shumë grupe mediatike citojnë burime në kushte anonimiteti që janë në dieni të emërimit. Nuk është e qartë nëse Senatorit Sessions i është bërë zyrtarisht oferta nga zoti Trump. Senatori ka qenë që herët një ndër mbështetësit e Donald Trumpit.

69-vjeçari nga Alabama ka qenë senator që në 1997 dhe më parë ka qenë prokuror në shtetin e tij. Prokurori i Përgjithshëm është autoriteti më i lartë për zbatimin e ligjit në Shtetet e Bashkuara. Ai është kreu i Departamentit të Drejtësisë.

Ndërkaq, një zyrtar i lartë i ekipit të zotit Trump thotë se presidenti i zgjedhur i ka ofruar Lejtnant Gjeneralit në pension Michael Flynn postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, por ende nuk është bërë një njoftim zyrtar. Flynn ka kryesuar më parë Shërbimin e Zbulimit brenda Departamentit të Drejtësisë.

XS
SM
MD
LG