Lidhje

Ambasadorja Power, e indinjuar për kërkesën e Rusisë


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara shprehu indinjatë ndaj Rusisë, që kërkoi mbrëmë vonë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar mbi një sulm amerikan me bombë në Siri, që siç duket kishte gabuar objektivin. Në sulm mbetën të vrarë disa trupa të qeverisë siriane.

Ambasadorja Samantha Power tha se ky veprim i Rusisë ishte një “marifet” i përdorur me synimin për të shpërqëndruar vëmendjen nga disa prej “akteve sistematike më mizore të kryera në disa dekada.”

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar hetime për sulmin, dhe citoi incidente të përsëritura, të sulmeve mizore të kryera nga qeveria siriane, siç janë sulmet ajrore ndaj spitaleve dhe shkollave.

Ambasadorja Power tha se në të gjitha këto raste, Moska nuk kërkoi asnjëherë mbajtjen e një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit.

XS
SM
MD
LG