Lidhje

Dy fitues të llotarisë Powerball


Powerball
Powerball

Zyrtarët e llotarisë thonë se fituesit do të ndajnë çmimin e dytë më të madh në histori, me vlerë prej gati 580 milion dollarësh

Zyrtarët e llotarisë thonë se dy bileta fituese do të ndajnë çmimin e dytë më të madh në historinë e llotarisë amerikane, me një vlerë prej gati 580 milion dollarësh.

Zyrtarët e bën njoftimin disa orë pas përheqjes së llotarisë Powerball se dy bileta janë blerë me të gjashtë numrat fitues. Rastësia për të patur biletën fituese llogaritet të jetë një në 175 milion.

8.9 milion njerëz të tjerë gjetën disa nga numrat fitues, duke fituar kështu çmime më të vogla që kapin një vlerë totale prej më shumë se 131 milion dollarësh.

Jackpot-i kishte qenë duke u ngritur për muaj me rradhë, dhe asnjë lojtar nuk kishte mudnur të gjente të gjitha numrat për 16 javë me rradhë.

Llotaria u organizua në 42 shtete amerikane, si dhe Distrikti i Kolumbias dhe ishujt Virgin

Të ardhurat nga llotaria financojnë shkollat dhe programe të ndryshme shtetërore dhe lokale.

XS
SM
MD
LG