Lidhje

Praga, organizatore e nënshkrimit të traktatit të ri bërthamor SHBA-Rusi


Praga, organizatore e nënshkrimit të traktatit të ri bërthamor SHBA-Rusi
Praga, organizatore e nënshkrimit të traktatit të ri bërthamor SHBA-Rusi

Republika çeke thotë se ka rënë dakort të jetë organizatorja e nënshkrimit të traktatit të ri bërthamor SHBA-Rusi, megjithëse data nuk është caktuar ende.

Njoftimi i ministrisë së Jashtme çeke sot në Pragë është treguesi më i qartë se negociatorët rusë dhe amerikanë janë pranë një marrëveshjeje që do të zëvendësojë Traktatin e Pakësimit të Armëve Strategjike të vitit 1991.

Traktati i nënshkruar para shpërbërjes së Bashkimit Sovietik skadoi në dhjetor. Si Moska, ashtu edhe Uashingtoni ka disa javë që thonë se negociatat që vazhdojnë në Gjenevë janë pranë përfundimit.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha javën e kaluar se të gjitha mosmarrëveshjet kryesore janë zgjidhur dhe negociatorët po i japin fund çështjeve teknike.

Zyrtarët thonë se bisedimet synojnë pakësimin e arsenalit të të dy vendeve me nga 1,500 deri në 1,675 mbushje bërthamore gjatë shtatë vjetëve të ardhshme. (ze)

XS
SM
MD
LG