Lidhje

Praktikat e gjelbra në Kopshtin Botanik të Mizurit


Praktikat e gjelbra në Kopshtin Botanik të Mizurit
Praktikat e gjelbra në Kopshtin Botanik të Mizurit

I themeluar në vitin 1859, ky monument historik kombëtar, një oaz mbi 30 hektarësh në qytetin St. Luis, ka një prej koleksioneve më të mëdha në botë të orkideve të ralla. Kopshti është edhe qendër e kërkimeve botanike dhe e edukimit shkencor. Ai njihet gjithashtu për praktikat e tij të gjelbra dhe programet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për më shumë se 150 vjet, Kopshti Botanik i Mizurit ka qënë qendër edukimi, shkence dhe konservimi. Kopshti është shquar si udhëheqës në dhënien e mësimit, burimve dhe frymëzimit për të nxitur konservimin dhe kultivimin në gjithë botën. Aktualisht Kopshti ka shkencëtarë që punojnë në 38 vende të botës. Ekspertja e botanikës, Karmen Uljoa është kuratore e Kopshtit.

“Ne bëjmë kërkime në rajonet tropikale sepse ato kanë një biodiveristet të madh dhe ekosistemet e tyre janë shumë të kërcënuara nga aktiviteti njerëzor”.

Në Shtetet e Bashkuara, Kopshti ka vënë në zbatim praktikat e gjelbra në të gjitha fushat e veprimtarisë së tij. Debora Frenk, eksperte e kopshtit për mirëmbajtjen, thotë se ky institucion investon burime të mëdha për shkëmbimin e njohurive për zbulimet e reja në shkencën e bimëve dhe i përdor njohuritë për menaxhimin e ekosistemeve këtu dhe nëpër botë:

“Ne punojmë për uljen e konsumit të energjisë nëpërmjet formave të ndriçimit që kemi instaluar në gjithë kopshtin. Ne kemi pakësuar konsumin duke rinovuar sistemet e ngrohjes dhe të ajrit të kondicionuar. Në disa raste ne kemi arritur të integrojmë energjinë e rinovueshme dhe panelet diellore për të plotësuar një pjesë të nevojave të parkut për energji. Në një aspekt tjetër, ne riciklojmë rreth 75% të mbetjeve solide, metalike, plastike dhe letre”, - tha ajo.

Kopshti përpunon dhe përdor përsëri pothuajse 100 përqind të mbetjeve “të gjelbra”. Ai ka instaluar sesorë shiu në sistemin e baditjen në gjithë objektin, përdor fertilizatorë eko-miqësorë dhe organikë si dhe artikuj pastrimi eko-miqësorë. Kopshti ka instaluar gjithashtu panele diellore për të plotësuar kërkesat me energji të orës me ornamente lulesh, në kuadrin e programit të eficiencës energjetike. Kopshti menaxhon gjithashtu programin më të gjerë të ricilkimit ndër kopshtet botanike në gjithë vendin.

Tempulli “i gjelbër”, siç quhet ai, është i dedikuar për projektimin, ndërtimin dhe funksionin e të gjitha objekteve të tij në përputhje me standardet e ndërtimit të gjelbër. Qendra e kërkimeve të Kopshtit Botanik është model i “arkitekturës së gjelbër”.

Në rajonin e St. Luisit, Kopshti është një objekt i veçantë për edukimin dhe demostrimin e një stili të përballueshëm jetese. Qendra e Formave të Tokës e këtij kopshti ofron kurse, punë praktike dhe programe trajnimi për studentët, familjet dhe profesionistët në aktivitete që lidhen me praktikat e gjelbra të jetës së përditëshme, përfshirë këtu edhe trasportin me këta vagonë të hapur që vihen në lëvizje me energji propani.

XS
SM
MD
LG