Lidhje

Në pranga një gjykatëse dhe një avokat


Gjyqtarja Parashqevi Ademi e gjykatës së Kurbinit dhe avokati Gjovalin Prendi, u arrestuan ndërsa po ndanin paratë një ryshfeti

Në Shqipëri një gjykatëse e rrethit të Kurbinit në veri të vendit, Parashqevi Ademi dhe një avokat, Gjovalin Prendi, u arrestuan sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kushtet e flagrancës duke ndarë me njëri tjetrin një shumë prej 200 mije lekësh. Sasia e parave ishte dhënë nga një klient i Prendit, në këmbim të një vendimi në favor të tij. Por më parë, klienti kishte bërë denoncim pranë autoriteteve. Një ditë më parë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kishte dhënë autorizim Prokurorisë për arrestimin e gjykatëses Ademi.

Pak ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi një tjetër gjykatës, Rasim Doda, i gjykatës së Sarandës, i cili kishte kërkuar një ryshfet prej 8 milion lekësh (afro 70 mijë dollarë) për të dhënë një vendim në favor të njërës prej palëve të përfshira në një cështje civile pronësie.

XS
SM
MD
LG