Lidhje

Pranvera Arabe apo dimri islamik?


Pas më shumë se dy vjetësh e gjysmë, entuziasmi për Pranverën Arabe ka rënë ndjeshëm, duke i lënë vendin dëshpërimit për shkak të dhunës dhe gjakderdhjes në Lindjen e Mesme. Çfarë nuk shkoi mirë dhe cilat do të jenë prirjet e të ardhmes? Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Meredith Buel, na informon nga Uashingtoni.

Në fillim të vitit 2011, egjiptianët festonin kur Hosni Mubaraku u përmbys nga një kryengritje popullore pas 30 vjetësh në pushtet. Në gjithë Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut diktatorët u përmbysën dhe atmosfera pro demokraciSë ishte euforike.

Lëvizja u quajt shumë shpejt Pranvera Arabe, por koha tregoi se ajo ishte një shpresë e fallse për të ardhmen. James Phillips është analist i Lindjes së Mesme në Fondacionin Heritage.

“Administrata Obama dhe qeveri të tjera perëndimore dëshiruan dhe shpresuan që termi Pranvera Arabe sugjeroi një kalim shpresëdhënës dhe të pashmangshëm drejt demokracisë. Por mendoj se kjo nuk ka qënë asnjëherë e vërtetë”.

Shpejt, një pjesë e madhe e Lindjes së Mesme përfunduan në kaos. Muajin e kaluar, ushtria e Egjiptit përmbysi presidentin e parë të zgjedhur të vendit dhe zoti Mubarak u lirua nga burgu dhe u vu në arrest shtëpie.

Më parë, Siria prëfundoi në luftë civile. Ka gjithashtu të dhëna se në Siri janë përdorur armët kimike në konfliktin që u ka kushtuar jetën 100 mijë vetëve.

Ekstremistët e lidhur me al-Kaidën qarkullojnë lirisht në vend, ndërkohë që civilët largon sandejmi. Rreth dy milionë banorë janë refugjatë, duke u bërë barrë për vendet fqinje.

Në Libi, qindra ekstremstë po lëvizin në zona të ndryshme të vendit, disa prej tyre të lidhur me al-Kaidën. Zëri i Amerikës foli nëpërmjet Skype-it me Jonathan Schanzer të Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive.

“Duhet patur parasysh se bota arabe nuk është shumë familjare me demokracinë. Bota arabe nuk ka pëvojë demokratike. Në fakt ata janë të etur për demokraci, por kjo nuk do të thotë se ata janë në gjendje ta ralizojnë atë”.

Në Irak, pas zgjedhjeve dhe me tërheqjen e trupave amerikane, ka shpërthyer një valë terrori dhe dhune mes myslimanëve suni dhe shitë.

Qeveria e udhëhequr nga shitët ka fajësuar për pjesën më të madhe të gjakderdhjes al-Kaidën dhe analistët thonë se grupi është në pozita të mira për të shfrytëzuar trazirat në Lindjen e Mesme.

“Këto janë ngjarje të rënda që ndodhin pas Pranverës Arabe. Nuk jemi të sigurt se sa do të zgjasin ato, por të paktën tani për tani duket se gjendja nuk do të qetësohet shpejt”.

Sunitë kundër shitëve, islamistët kundër laikëve, autoritetet kundër demokratëve, të gjithë gëlojnë në Lindjen e Mesme të trazuar.

“Shpresoj që gjendja të mos shkojë nga Pranvera Arabe tek dimri islamik, por për fat të keq medoj se do të jetë ky do të vijë në botën arabe”.

Zoti Phillips parashikon se do të duhet të paktën një brez për kalimin nga gjendja e tanishme në demokraci.
XS
SM
MD
LG