Lidhje

Pranvera Arabe frymëzon lëvizje për ndryshim në të gjithë botën

  • Nico Colombant

Pranvera Arabe frymëzon lëvizje për ndryshim në të gjithë botën

Pranvera Arabe frymëzon lëvizje për ndryshim në të gjithë botën

Pranvera Arabe, që ende vazhdon, ka dhënë rezultate të përziera në forcimin e të drejtave të njeriut, por aktivistë në të gjithë botën thonë se kjo lëvizje ka nxitur angazhime të reja për ndryshim në vende të tjera të botës. Sot më 10 dhjetor, në Ditën botërore të të Drejtave të Njeriut u hedhim një vështrim këtyre ngjarjeve.

Ligjvënësit e sapozgjedhur në Tunizinë e pas-diktaturës dhe hedhja e votës së lirë në Egjipt, janë disa nga ndryshimet e dukshme të lëvizjes arabe. Protestat që filluan afro një vit më parë, kanë tronditur qeveritë autokratike në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Përleshjet në rrugë vazhdojnë, edhe në vende ku sundimtarët autokratikë janë rrëzuar si në Egjipt. Në Siri ndryshimet ende nuk janë arritur dhe vazhdon dhuna.

Vende të tjera si Bahreni, kanë përjetuar protesta të shumta pro-demokraci, pasuar nga premtime por jo vepra të mjaftueshme nga qeveria. Monarkia që ka pushtetin në Bahren tha kohët e fundit se do të analizonte rekomandimet e një komisioni qeveritar për të zgjeruar lirinë e fjalës dhe grumbullimit.

Por Said Boumedouha, studiues pranë zyrës së Amnesty International në Bahren, këmbëngul se nuk ka ardhur koha për të festuar fitore në fushën e të drejtave të njeriut në Bahren:

“Ka pasur kaq shumë raste, në të cilat organizata ndërkombëtare dhe lokale kanë bërë rekomandime që nuk janë zbatuar. Për këtë arsye njerëzit janë skeptikë për premtimet e qeverisë, dhe mundësinë për zbatimin e rekomandimeve”.

Më shumë se 10 mijë kilometra larg, në kryeqytetin amerikan Uashington, Xhesika Mazour po merr pjesë në protesta për herë të parë. Ajo po përpiqet që të sjellë protestën “Zaptimi i Wall Street” në shtetin e saj, Iowa ku në janar fillojnë votimet paraprake në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 2012.

Mazour thotë se protestuesit në Lindjen e Mesme e kanë frymëzuar të jetë e paepur në luftën për ndryshime në qeverinë e saj:

“Sa herë që përpiqen t’i ndalin protestat, do ta ngremë më shumë zërin dhe nëse e ngremë më shumë zërin më në fund do ta kuptojnë se këto gjëra janë të rëndësishme për njerëzit”.

Lëvizja “Pushtimi i Wall Street-it nuk ka një platformë specifike, por shumë protestues në Shtetet e Bashkuara thonë se duan më shumë mundësi punësimi, shpërndarje më të barabartë të të ardhurave, si dhe pakësimin e ndikimit të parasë në politikë, pra kërkesa të ngjashme me ato në Lindjen e Mesme.

Zaid Jelani i ka ndjekur me vëmendje protestat në botë si blloger për organizatën Think Progress me seli në Uashington:

“Gjëja më e mirë që mund të thuhet për 2011 është se janë zhvilluar kryengritje globale për demokraci. Njerëz në të gjithë botën janë shprehur se udhëheqja e tyre nuk funksionon, shoqëria e tyre nuk funksionon, jetët e tyre po shkatërrohen, pasi ekonomia është keq. Njerëzit janë shprehur se mënyra për ta zgjidhur këtë është duke dalë në rrugë për lëvizje demokratike të masave, për kundërshtim civil dhe politik, pra duke bërë më tepër se thjesht hedhja e votës për të realizuar ndryshimet që nevojiten”.

Protestuesit thonë se edhe nëse eliminohen kampet e fushimit dhe policia ndërhyn për largimin e tyre, beteja e tyre sociale dhe mediatike për forcimin e të drejtave të njeriut është e gjatë dhe do të vazhdojë edhe pas 2011.

XS
SM
MD
LG