Lidhje

Jeta e Praq Rados në filmin “Dreaming American”


Në intervistën e tij, ai flet edhe për lidhjen e veçantë me Zërin e Amerikës, e vendosur përmes nënës së tij e cila këtë vit u nda nga jeta

Në festivalin ndërkombëtar të filmit në Durrës, konkurron edhe filmi “Dreaming American”- “Duke ëndërruar për të qenë amerikan”. Rolin kryesor të këtij filmi e interpreton aktori shqiptar Prak Rado. Skenari i filmit përshkruan jetën dhe përvojën personale të Prak Rados, i cili në moshën 16 vjeçare emigroi nga Thethi i Dukagjinit në Shtetet e Bashkuara, ku u përball me vështirësitë dhe realitetin amerikan.



Gjatë intervistës që Prak Rado dha për Zërin e Amerikës, ai vlerëson bashkëpunimin me një prej regjisorëve të njohur në Hollivud, Lee Percy, i cili ka patur bashkëpunime me aktorët më në zë të industrisë së filmit si Angelinë Jolie, Jeremy Irons, apo Glen Close.

Por në intervistën e tij, ai rrëfen për herë të parë edhe lidhjen e veçantë që ka me Zërin e Amerikës, një lidhje e vendosur përmes nënës së tij e nuk jeton më. Për më tepër ndjekim materialin e përgatitur nga kolegia Mirela Milori:

Praq Rados nuk do t’i shkonte asnjëherë në mendje 15 vite më parë se Amerika do të zbulonte e do t’i jepte jetë ëndrrës së tij - të bëhej aktor!

Ai erdhi si emigrant në Shtetet e Bashkuara kur ishte 16 vjeç dhe arriti të interpretojë në rolin kryesor të filmit “Dreaming American” - “Duke ëndërruar për të qenë amerikan”, i cili përshkruan vështirësitë me të cilat haset një i ri shqiptar për t’u përshtatur dhe për të përballuar jetën.

Mbas ardhjes në Amerikë, ai u detyrua të punonte punë të çfardoshme e më pas nisi shkollën, ku vendosinë kontaktet e para me industrinë e filmit. Mbas disa konkurrimeve e pjesmarrjeve nëpër kinoprova ai arriti të niste punë fillimisht në role më të vogla.

Por kjo i dha mundësi që të njihej me emra të njohur të kinemasë si regjisori Lee Percy, i cili u frymëzua nga jeta e Prakut për të relizuar filmin “Duke ëndërruar për të qenë amerikan”, ku Prak Rado interpreton edhe rolin kryesor atë të Zef Ndojës.

Ndonëse ka 13 vjet i larguar nga vendlindja e tij Thethi, Praku thotë se ai e kujton me dashuri dhe mall vendlindjen edhe se dëshiron të shkojë sërish atje.

“Zëri i Amerikës ka një vend të veçantë për mua pasi nëna ime, e cila nuk jeton më e ka patur Zërin e Amerikës stacionin e preferuar. ”- thotë Prak Rado.

Në planet e së ardhmes për të sërish është bashkëpunimi me regjizorin Lee Percy, me qëllimin për të përzgjedhur histori njerëzore të cilat do të jenë frymëzim i krijimtarisë së tyre të mëtejshme.

XS
SM
MD
LG