Lidhje

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve


Presidenti Obama priti sot të ftuarit dhe foli në ceremonisë e përvitshme, duke thënë se amerikanët janë besimtarë dhe se besimi është një proces që duhet kultivuar

Presidenti Barak Obama priti sot të ftuarit dhe foli në ceremonisë e përvitshme të Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve në Washington. Ai tha se amerikanët janë besimtarë dhe se besimi është një proces që duhet kultivuar.

Në ceremoninë që mbahet çdo vit për të nderuar besimin e krishterë, ishin të pranishëm edhe nënpresidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Michelle Obama.

Në ceremoni foli edhe senatori republikan i Alabamës Jeff Sessions, i cili i nxiti amerikanët “të duan Zotin” por të duan edhe njëri tjetrin.

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve është një ceremoni e organizuar nga anëtarët e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët takohen çdo javë për t’u lutur në ndërtesën e Kapitolit.

Që nga viti 1953, kur filloi të shënohet ceremonia e Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve, presidentët amerikanë kanë qenë vazhdimisht të pranishëm.

Të ftuarit vijnë nga rreth 130 vende të ndryshme të botës. Mes të ftuarve në vite kanë qenë njerëz të famshëm, si Nënë Tereza, kryeministri birtnaik Tony Blair, apo dhe muzikanti i njohur Bono.
XS
SM
MD
LG