“Dreaming American”, filmi rreth të riut shqiptar
Imigracioni është një nga temat më të debatuara në SHBA kohët e fundit dhe një nga elementët më të diskutuar ka qenë fati i emigrantëve që jetojnë në vend pa dokumente. Këtë përvojë e përjetoi për vite me radhë në Nju Jork dhe aktori Prekë Radoina, një i ri nga Thethi, në veri të Shqipërisë.