Lidhje

Tiranë: Zvarritje me përgatitjen e zgjedhjeve vendore


Shoqata dhe veprimtarë të shoqërisë civile shprehën sot shqetësimin e tyre për vonesat në përgatitjen e zgjedhjeve vendore, ku sipas tyre, shkelja e afateve ligjore po rrëshqet në shkelje të drejtës së votës së qytetarëve. Pikëpyetje të shumta janë ende se kur do të ngrihen komisionet e votimit dhe kur do të trajnohen ato, kur do të njihen dhjetëra kandidatë dhe mijëra këshilltarë dhe kur do të verifikohet pastërtia e tyre sipas kërkesave për dekriminalizimin e institucioneve.

Zgjedhjet vendore
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:28 0:00

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka nisur vëzhgimin e procesit zgjedhor, ndërsa thekson se një sërë afatesh ligjore po shkelen për shfaqjen dhe korigjimin e listave të votuesve, komisionet zonale të zgjedhjeve nuk janë krijuar dhe publiku nuk është informuar mbi procesin, mbi kandidatët dhe këshilltarët, që duhet të votojë.

Vëzhguesit pohojnë se këto zgjedhje janë jo vetëm më keq të organizuara, por edhe më pak të vëzhguara. Përveç ambasadës amerikane, që kanë dhënë fonde për vëzhgimin e procesit, gjithë institucionet e tjera ndërkombëtare i kanë lënë pas dore zgjedhjet vendore shqiptare, duke i parë si çështje komuniteti. Por veprimtarët pohojnë se ato kanë tipare të qarta politike dhe pritet të matin shkallën e pjekurisë së demokracisë shqiptare para Bashkimit Europian.

Përgatitjet janë shumë të vonuara dhe u shtynë deri 5 në javët e fundit, kur ato duhet të nisnin 6 muaj më parë, qysh ditën kur presidenti dekretoi datën e zgjedhjeve. Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Vjollca Meçe thotë se duke e fshehur kandidatët deri ditën e fundit, partitë politike fshehin personalitetin e atyre që do të qeverisin pushtetin vendor, duke dhënë mesazhin se ata do të jenë persona pranë partisë dhe jo pranë komunitetit.

Koalicioni i vëzhguesve vendorë u ka kërkuar partive që të publikojnë emrat e kandidatëve dhe këshilltarëve bashkiakë dhe së bashku të bëjnë fushatë, që t'i njohin qytetarët, sepse ligji kërkon vetëm regjistrimin e partive dhe nuk kërkon transparencë për individët garues. Shqetësim për mospublikimin e kandidatëve për zgjedhjet vendore ekziston edhe brenda partive më të mëdha.

Një tjetër problem i ndjeshëm është diskriminimi që iu bëhet kandidatëve të pavarur, të cilët për të kandiduar në një zonë duhet të mbledhin firma sa një parti për gjithë Shqipërinë. Analistët janë skeptikë se me këtë atmosferë të zymtë para zgjedhjeve dhe me hallet e shumta që kanë qytetarët e mërzitur me të dy partitë e mëdha, parashikimet janë për një pjesëmarrje të ulët të tyre në zgjedhjet vendore.

XS
SM
MD
LG