Lidhje

Ish komandanti i Gardës dëshmon për 21 janarin


Prendi: Kishte informacione për një tentativë për atentat ndaj kryeministrit

Në Tiranë ish komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e një prej demonstruesve në protestën e 21 janarit të vitit të shkuar deklaroi sot në gjykatë se ata kishin patur informacione për sulm ndaj institucioneve kryesore si dhe për një tentativë për atentat ndaj kryeministrit Sali Berisha

Ish komandanti I Gardës dha sot një dëshmi të gjatë në procesin e nisur për ngjarjet e 21 janarit ku humbën jetën të goditur nga armë zjarri katër demostrues të opozitës. AI tha se kishin patur informacione se elementë të inkrimiminuar në radhët e protestuesve do të sulmonin kryeministrinë, parlamentit dhe presidencën, madje se kishte patur edhe një plan për një atentat ndaj kryeministrit e se për këtë ishin angazhuar, sipas informacioneve, edhe snajperistë të stërvitur jashtë vendit.

Ish komandanti tha se Garda kishte marrë urdhër të qëllohej vetëm në ajër dhe se një gjë të tillë e kish bërë edhe ai vetë me pistoletën e brezit e se më pas ishte goditur nga një gur e kishte humbur ndjenjat. Zoti Prendi akuzohet si autor i vrasjes së një prej protestuesve dhe se për të fshehur gjurmët ka dëmtuar gjilpërën e pistoletës duke ndërruar pjesë të saj me atë të shoferit të tij. Ish komandanti Prendi sulmoi prokurorinë duke folur për manipulim të provave. Në procesin për ngjarjet e 21 janarit është në burg edhe një tjetër gardist ndërsa I akuzuar është edhe shoferi i zotit Prendi.

XS
SM
MD
LG