Lidhje

Pres. Obama e sheh suksesin e krizës libiane tek bashkëpunimi i aleatëve


Pres. Obama e sheh suksesin e krizës libiane tek bashkëpunimi i aleatëve
Pres. Obama e sheh suksesin e krizës libiane tek bashkëpunimi i aleatëve

Presidenti Obama thotë se misioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Libi është duke shënuar suksese.

Në fjalimin e tij të përjavshëm zoti Obama tha se aftësitë mbrojtëse të udhëheqësit libian Muamar Gadafi janë shkatërruar dhe se forcat e tij janë tërhequr nga qytetet ku populli libian filloi kryengritjen kundër tij.

Zoti Obama theksoi se përgjegjësia e operacionit në Libi është duke u transferuar nga SHBA tek aleatët e NATO-s. Ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkëpunojë, në mënyrë të tillë, që përgjegjësinë dhe koston për ruatjen e paqes dhe sigurisë në botë të mos e mbajnë vetëm Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG