Lidhje

Britania dëbon pesë diplomatë nga ambasada libiane në Londër

  • Zëri Amerikës

Britania dëbon pesë diplomatë nga ambasada libiane në Londër

Britania dëbon pesë diplomatë nga ambasada libiane në Londër

Britania tha se ka dëbuar pesë diplomatë nga ambasada libiane në Londër pasi mund të përbëjnë rrezik për sigurinë britanike.

Nuk është e qartë nëse diplomatët, të cilët u dëbuan sot, janë mbështetës të udhëheqësit libian Moamar Gadafi, i cili po lufton kryengritjen rebele kundër regjimit të tij 42 vjeçar.

Britania ka qënë pjesë e një koalicioni perendimor që po kryen sulme ajrore për të zbatuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për mbrojtjen e civilëve në Libi dhe autorizon të gjitha masat e nevojshme për të ndalur sulmet nga forcat e Gadafit.

Kryeministri britanik David Cameron u tha deputetëve sot se qeveria e tij nuk ka vendosur ende nëse do t’u jap armë kryengritësve libianë, që u ngritën kundër qeverisë muajin e kaluar. Ai tha se rezoluta e OKB-së nuk përjashton klauzolën për ndihmë ndaj civilëve në kushte të caktuara.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot kundër armatimit të rebelëve libianë. Ai tha se Moska është dakort me një deklaratë të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Anders Fogh Rasmussen se aleanca po kryen operacione në Libi për të mbrojtur popullatën dhe jo për t’i armatosur ata.

Rusia abstenoi nga votimi për rezolutën në Këshillin e Sigurimit dhe ka kritikuar sulmet ajrore ndërkombëtare në Libi se kanë kaluar mandatin e OKB-së.

Zoti Lavrov tha se Libia duhet të ketë një qeveri të re demokratike por libianët duhet të vendosin vetë për këtë pa ndikimin nga jashtë.

XS
SM
MD
LG