Lidhje

Pres. Obama përdor urdhërin ekzekutiv për të zbatuar pjesë të planit të tij të punës

  • Kent Klein

Pres. Obama përdor urdhërin ekzekutiv për të zbatuar pjesë të planit të tij të punës

Pres. Obama përdor urdhërin ekzekutiv për të zbatuar pjesë të planit të tij të punës

Administrata e Presidentit Obama ka njoftuar disa programe për të ndihmuar veteranët e ushtrisë që të gjejnë punë.

Zyrtarët e Shtepisë së Bardhë thanë të martën se duan që qendrat komunitare shëndetësore të punësojnë 8 mijë punonjës mjekësorë nga rradhët e ushtarakëve gjatë tre viteve të ardhëshme.Agjencitë qeveritare po ashtu do të mundohen të gjejnë vende pune për veteranët në klinikat e tyre shendetësore.

Presidenti Obama ka njoftuar disa urdhëra ekzekutivë gjatë ditëve të fundit për të forcuar ekonominë dhe anashkaluar ligjvënësit republikanë që kanë bllokuar propozimin e tij prej 447 miliard dollarësh për krijimin e vendeve të punës.

Republikanët thonë se legjislacioni i presidentit përmban shumë shpenzime të padobishme.

Ligjvënësi Kevin McCarthy, republikani i tretë më i rendësishëm në Dhomën e Përfaqësuesve, kritikoi zotin Obama lidhur me fushatën për miratimin e legjislacionit të tij për punën.

“E dëgjuam presidentin i cili nuk mund të priste. Ky vend nuk mund të presë për të që të largohet nga fushata.”

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Boehner tha të martën se Senati i kontrolluar nga demokratët ka bllokuar legjislacionet republikane për të cilat thotë se do të ndihmonin në krijimin e vendeve të punës.

Dhjetëra mijëra trupa do të kthehen në vend nga Iraku gjatë muajve të ardhëshëm, para se tërheqja amerikane është caktuar të përfundojë në fund të vitit.

Veteranët do të gjejnë një ekonomi ku papunësia ka mbetur në nivelin 9 përiqndësh prej disa muajsh. Matt Flavin, i cili merret me çështjet e veteranëve dhe familjet ushtarake në Shtëpinë e Bardhë thotë se shumë prej veteranëve që kthehen do të kenë nevojë për ndihmë për të gjetur punë.

“Mendoj se të gjithë amerikanët janë dakord që veteranët nuk duhet të luftojnë për të gjetur një vend pune menjëherë sapo të kthehen nga luftërat përtej oqeanit. Por kemi vënë re nga shifrat e papunësisë, kryesisht për veteranët e pas 11 shtatorit se shumë prej tyre kanë vështirësi të gjejnë punë.”

Presidenti ka zbatuar disa nga pjesët e planit të tij të punës përmes urdhërave ekzekutiv. Të henën, zoti Obama njoftoi një program të ri për të ndihmuar pronarët e shtëpive të reduktojnë pagesat e huave për të menjanuar falimentimin dhe ruajtur pronësinë e shtepive të blera.

XS
SM
MD
LG